Është shëruar plotësisht menaxheri 33-vjeçar nga Korça, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se 33-vjeçari ka lënë ditën e djeshme spitalin infektiv. Ai ishte pacienti i parë në Korçë i konfirmuar më Covid-19, ndërsa shumë raste të tjera më pas ishin të lidhur zinxhirë me këtë të fundit.
Sakaq, prej tre javësh ai merrte trajtim në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa tashmë është shëruar plotësisht. /abcnews.al