“Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje:, Rama: Do të vijojmë të mbrohemi fort

schedule10:49 - 2 Prill, 2020

schedule 10:49 - 2 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në mënyrë graduale do të fillojë dhe të vihen në lëvizje kantieret në disa zona në Elbasan, Shkodër, Fier etj.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje.

Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndësishme që të vijojmë të ruhemi fort, në këtë situatë pandemie.

Postimi i plotë:

? Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës,Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.

? Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët .

? do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm.

Durim dhe besim, si një trup i vetëm??./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!