Tre raste të reja u konfirmuan në Elbasan me koronavirus. Një nënë 52-vjeçare dhe 2 vajzat e saj 25 dhe 22 vjeç kanë rezultuar pozitive.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se 52-vjeçarja është nisur mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka pasur probleme.
Ndërkohë, mësohet se kjo e fundit është një banke të nivelit të dytë, ku punonin edhe 23 punonjës se bashku. Siç raporton gazetari ditën e sotme banka ka vijuar punën, ndonëse 52-vjeçarja kontaktin e fundit me bankën e ka pasur në 25 mars.
Sakaq, dy vajzat nuk kanë shqetësime dhe janë të karantinuara në banesë së bashku me babain e tyre. Ky i fundit ka rezultuar negativ me Covid-19.
Nuk dihet ende sesi janë infektuar nëna dhe 2 vajzat. Një nga variantet është se ato mund të jenë infektuar nga kryefamiljari, i cili dyshohet se e ka kaluar pa simptoma. /abcnews.al