Babai, i cili nuk është identifikuar, rrëfeu para stafit të spitalit se kishte pasur simptoma të COVID-19 pasi gruaja e tij lindi.
Incidenti javën e kaluar bëri që Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester të njoftojë të hënën se do të maste temperaturat e të gjithë vizitorëve që do të vinin për trajtim në spital, raporton “Daily Mail”
Pas veprimit të burrit i cili hyri në sallën e lindjes edhe pse kishte Covid-19, dhe që më pas e infektoi edhe gruan tij, spitali mori masa më të rrepta.
Njoftimi erdhi nga UR Medicine duke thënë se i gjithë personeli, pacientët dhe vizitorët do t’ju kërkohet të mbajnë maska kirurgjikale.
Mjekët janë përpjekur gjithmonë të lehtësojnë kushtet për nënat që lindin pasi nënat kanë nevojë për mbështetje kur ato lindin.
Spitalet në të gjithë shtetin janë përpjekur të përdorin metodat më të mira për t’u marrë me pacientët dhe vizitorët e tyre pasi koronavirusi vazhdon të shkatërrojë New York-un.
Numri i vdekjeve në shtetin e Nju Jorkut u rrit me 332 brenda natës dhe ende nuk po tregon shenja të ngadalësimit.
Shteti i NeëwYork t ka raportuar 75.795 raste të koronavirusit – një rritje prej 9,298 që nga e hëna – dhe 1550 kanë vdekur.
Gjatë natës, 18,000 njerëz u testuan . Deri më tani, janë kryer 200,000 testime./abcnews.al