Nën organizimin e Suzana Turkut dhe pjesëmarrjen e Inva Mulës, Kastriot Tushës, Vikena Kamenicës, etj., 50 artistë sollën këngën “Shqipëri o vendi im!”, në kushtet e distancimit social ku secili u bë i pranishëm përmes celularit nga shtëpia e tij.
Të pranishëm fizikisht dhe virtualisht në studion e ABC News ishin Inva Mula, Suzana Turku, Klodian Qafoku dhe Ardita Bufaj.
Kjo këngë është realizuar në kushte tepër të vështira montimi, duke qenë se duheshin bashkuar të gjithë copëzat e realizuara nga secili artist.
Klodian Qafoku orkestruesi dhe realizuesi i produktit final teknik të kësaj kënge, tregoi në ABC News se si kishte mundur të nxirrte produktin final, duke qenë se këngëtarët kishin realizuar pjesët e tyre nga celulari.
Biseda:
Endri Xhafo: Si ja bërë për miksazhin?
Klodian Qafoku: Përpara se të flas për çështjen teknike dua të falënderoj të gjithë artistët që u bënë pjesë e kësaj gjëje të bukur. Falënderoj Prof. Zana Turkun që më besoi këtë punë kolosale. Ishte mbështetja e drejtorit artistik Aristidh Prosit që na mundësoi orkestrën simfonike.
Endri Xhafo: Sa kohë keni punuar?
Klodian Qafoku: U desh gati 1 ditë që të hidhja riorkestracionin në letër, në nota, pastaj direkt kam kontaktuar me instrumentistët e Radiotelevizionit, për të cilët u ndamë partiturat.
Endri Xhafo: Çfarë i bëri të ishin të gatshëm?
Klodian Qafoku: E para ishte nisma dhe të gjithë po ti shohësh ata kanë luajtur me shumë emocion. Edhe pse kanë qenë vetëm ata e kanë realizuar sikur të kishin shokun pranë dhe e kanë dhënë emocionin e tyre.
Endri Xhafo: Çdokush është regjistruar nga celulari?
Klodian Qafoku: Po çdokush e ka regjistruar pjesën e vet nga celulari.
Endri Xhafo: Sa kohë ju mori, ishte e vështirë?
Klodian Qafoku: Në fakt është paska e vështirë por çudia më e madhe ishte se tingulli i vërtetë i të gjithëve ishte i përsosur, ishte shumë i bukur edhe pse jo nga mikrofonët profesional. Kemi gati dy ditë që montojmë videon me telefon, shumë peripecira në fakt./abcnews.al