VIDEO/ Karantina nuk i ndal dy sulmuesit, stërvitje në mal dhe me… Elvana Gjatën

schedule13:58 - 31 Mars, 2020

schedule 13:58 - 31 Mars, 2020

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete.

Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe i Shqipërisë U21, së bashku me Spartak Ajazin, sulmuesin e Kastriotit, kanë zgjedhur një hapësirë të vogël në fshatin Mal i Bardhë, në zonën  e Kurbinit.

Vetë Xhixha ka postuar një video nga stërvitja e tij me Ajazin. Dy kushërinjtë e parë, shfaqen në mal, duke bërë ushtrime të ndryshme me dhe pa top. Zonës së zgjedhur, lojtari i Laçit i ka përshtatur edhe një këngë të Elvana Gjatës… /abcnews.al