Ornela është një infermiere shqiptare, e cila ka zënë vend në faqen e parë të azetës prestigjioze italiane “La Republica”.
Ajo shfaqet se bashku me tre kolegët e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia. Ndërkaq, gazeta i ka kushtuar një artikull falënderues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur vendin fqinj.
Sipas gazetës, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.
“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Lolanda dhe Chiara”,- shkruan “La Repubblica”.
Kujtojmë se Shqipëria ka dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19. Ky veprim është vlerësuar shumë nga italianët.