Një adoleshente angleze e cila punon në repartin ku ndodhen pacientët me koronavirus ka ndarë një foto të sajën në përpjekje për për të sensibilizuar anglezët që të qëndrojnë në shtëpi.
19-vjeçarja Lucy Hutchings punon 13 orë në ditë duke u shërbyer pacientëve të moshuar me koronavirus. Disa prej pacientëve të saj janë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv, shkruan abcnews.al
Hutchings punon si asistente e mjekëve në Spitalin Gjeneral Southampton, dhe tregoi se spitali ku ajo punon së shpejti nuk do të ketë më as pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor. Ajo është e shqetësuar për situatën që mund të krijohet nëse numri i pacientëve rritet në ditët në vijim.
Shumë prej reparteve në spitalin ku ajo punon, përfshirë dhe të sajin, janë mbyllur dhe janë vënë në dispozicion të pacientëve me Covid-19.
Lucy thotë:
“Ne kemi këtu njerëz që janë në gjendje të rëndë dhe njerëz që nuk kanë nevojë për ventilatorë. Shumica e pacientëve që kanë nevojë për oksigjen janë në të gjashtëdhjetat apo nëntëdhjetat. Mund ta shohësh në sytë e tyre që disa prej tyre janë duke vuajtur, ata mund të thonë që janë mirë, por nuk është e vërtetë. Është shumë e trishtë të shohësh njerëz me virusin…”
Hutchings thotë se sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e të ndenjurit brenda, aq më shpejt kjo situatë do të përfundojë. /abcnews.al