Një 80 vjeçare ja ka dalë me sukses në betejën më koronavirusin. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, kanë bërë me dijë se nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.
Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.
Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektic teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.
Ndërkohë deri më tani numri i të shëruarve ka shkuar në 41. /abcnews.al