Drejtuesit e Barcelonës nuk po arrijnë të bindin lojtarët për të ulur rrogat e tyre stratosferike. Koronavirusi ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubet po kërkojnë ndihmën e futbollistëve.
Gjithsesi, klubi katalanas ka hedhur një tjetër hap. Sport citon se Samuel Umtiti ka përfunduar në merkato. Drejtuesit po kërkojnë blerës për qendërmbrojtësin francez dhe kërkojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë.
Ky sezon nuk ka qenë pozitiv për 26-vjeçarin dhe është karakterizuar nga dëmtime dhe qëndrime në pankinë. Vështirë që në Europë ta plotësojë kush kërkesën prej 50 milion eurosh për Umtiti, teksa shpresohet të vijë ndonjë ofertë nga Kina apo skuadrat arabe. /abcnews.al