COVID-19 godet sërish në Premier League, 8 lojtarë futen në karantinë

schedule12:59 - 28 Mars, 2020

schedule 12:59 - 28 Mars, 2020

Coronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Britania e madhe po goditet nga virusi vdekjeprurës dhe çdo ditë po shtohen raste të reja. Futbolli vazhdon të jetë i pezulluar dhe ajo që mund të themi është që kampionati nuk do të rifillojë përpara 30 prillit.

Virusi nuk fal as futbollistët, ku janë disa të infektuar në Premier League. Rastet e fundit vijnë nga klubi i West Ham, i cili ka konfirmuar rastet e para. Është CEO i klubit, Karren Brady, ai që ka deklaruar për “The Sun” lajmin jo të mirë.

“Janë tetë lojtarë të cilët janë vetëizoluar. Ata kanë shfaqur simptoma të Covid-19 dhe mënjëherë janë izoluar në shtëpi. Fatmirësisht, që të gjithë. së bashku me familjarët e tyre gëzojnë shëndet të plotë.  Për sa i përket kampionatit, plani është që ndeshjet të zhvillohen edhe në korrik”, mbyll Brady. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!