Klubet e Superiores kanë trokitur në derën e kryeministrisë. Prej dy ditësh, Liga Profesioniste e Futbollit ka dërguar një letër dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, që të ndihmojnë klubet e Kategorisë Superiore, pasi si çdo biznes po përballet me një situatë të vështirë financiare.
Në letër i referohen shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që detyron shtetin të përgjigjet për dëmet financiare nga pasojat që sjellin të gjitha vendimet për ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në vendin tonë.
Ndër të tjera përmendet se klubet nuk mund të përfitojnë kështu as të ardhurat nga biletat, reklamat dhe sponsorizimet, ndaj edh po hasin në vështirësi për të paguar futbollistët dhe stafin. Tashmë mbetet të shihet nëse qeveria do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë të klubeve të Superiores. /abcnews.al