Policia ka arrestuar dy ditë më parë ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit, Klodian Duro.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.
Ish-bashkeshortja e Duros banonte në “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrotjeje që nga momenti i divorcit.
Ajo e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje, përndjekje përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.
Më datë 24 mars në mbrëmje, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Disa minuta më vonë, efektivët e rendit kanë mbërritur aty duke e arrestuar në flagrancë.
Siç mëson abcnews.al, në momentin kur kanë mbërritur efektivët e policsë, Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.
Ai gjendet tani në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë, e cila do të jepet nesër në orën 10:00.
Ndërkohë Gazetarja Glidona ka raportuar për abcnews.al se Duro nuk ka pranuar që ka ushtruar dhunë dhe se pritet që ditën e nesërme ish-futbollisti i kombëtares të paraqitet në Gjykatë.
/abcnews.al