Koronavirusi ka alarmuar sërish Vatikanin. Mediat italiane raportojnë se një bashkëpunëtor i Papa Françeskut ka rezultuar pozitiv me Covi-19. Ai është shtruar në spital me gjendje jo të rënduar, por ka shtuar edhe njëherë panikun në selinë e Shenjtë.
Ndërkohë, Vatikani ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, duke mbyllur gjithçka.
Pak ditë më parë Ati i Shenjtë iu nënshtrua testit për Covid-19, pasi pati probleme shëndetësore, mirëpo rezultoi negativ. /abcnews.al