Portieri i Union Berlin në Bundesliga, Rafal Gikiewicz, e ka tepruar me videon e fundit të publikuar. Futbolli në Gjermani është shtyrë minimalisht deri me datë 30 prill dhe futbollistët, vazhdojnë të jenë në karantinë.
Nuk ka vetëm video gazmore që shpërndahen në internet nga futbollistët, por dhe video të çuditshme, që na bëjnë të kuptojmë se karantina, nuk po shkon mirë për të gjithë…
Kështu ka ndodhur dhe me gardianin polak, i cili ka publikuar një video që u bë menjëherë virale. Ai shihet i veshur si femër, me geta, corape të gjata dhe me një kanatiere bojëqielli të ngushtë. E për të mos mjaftuar veshja e tij, kërcimi është edhe më skandaloz…/abcnews.al
It appears @fcunion_en goalkeeper Rafal Gikiewicz has reached THAT stage of his #coronavirus quarantine. ?pic.twitter.com/vZAbgRE4cU
— DW Sports (@dw_sports) March 25, 2020