Portieri i Spanjës, Unai Simon, u shpall më i miri në rolin e tij në Kampionatin Botëror, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shfaqen “meme” të tij gjatë finales ndaj Argjentinës.
Sipas këtyre “memeve”, të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale, Unai Simon, jepet sikur po qep me shtiza yllin e dytë në fanelën e Spanjës. Po ashtu, sikur është ulur brenda portës së tij dhe I shërbehet kafe, ndërsa loja zhvillohet në gjysmën e fushës së argjentinasve.
Tallja është e qartë sepse numri 1 spanjoll thuajse nuk pati asnjë punë në ndeshjen që zgjati 120 minuta.
Argjentina nuk bëri asnjë gjuajtje në kuadratin e tij deri në fund, ndërsa deri në minutën e 110-të nuk realizoi asnjë goditje drejt portës së Spanjës.



