Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka reaguar pasi rezultoi i infektuar me koronavirus. Brataj shprehet se është duke kaluar një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesë.
Ai thekson se temperatura i ka zbritur dhe aktualisht e ka 37,5 nga 39,5 që e kishte dy ditë më parë.
Kreu i Urgjencës thekson se personeli mjekësor që është në front të parë nuk mund t’i shmanget kësaj beteje, ndërsa bën thirrje që qytetarët e kanë mundësinë të mos ekspozohen.
Reagimi i plotë:
Mirembrema te gjitheve.
Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.
/abcnews.al