Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, zv/kryeministri Erjon Braçe u është drejtuar i revoltuar personave që janë kthyer nga “zona e kuqe” në Itali.
Në postimin e tij, Braçe thote që “si nuk e kuptoni që po vrisni njerëz?” Ai liston personat e ardhur nga Italia që kanë infektuar të afërm të tyre. Mbesa që infektoi gjyshërit në Korçë, djali nga Vlora infekton prindërit, një tjetër djalë nga Lushnja infekton prindërit, etj.
Braçe u bën thirrje të rinjve që të mbajnë distancën sepse duke treguar afrimitet janë “duke shkrepur një kobure që vret.”
Postimi:
Po si ka mundesi qe NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QE KENI ARDHUR NGA ZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT 8, 9, 10 MARS E ME TEJ; PO VRISNI NJEREZ!
Kuptoni apo jo? Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec; TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE!
Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik, eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret! As e ve ne dyshim qe i doni prinderit, gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat, POR PO I VRISNI! Verini kyc zemres nese vertete i doni! Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem! Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN! DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!