Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, ka folur gjithashtu në Fan Zone në Supersport, ku i është përgjigjur sulmuesit të Kukësit, Kristal Abazajt. Doka deklaroi se titulli është vetëm i Tiranës, si dhe iu përgjigj pyetjes nëse do të transferohej në të ardhmen te Partizani apo jo.
TITULLI – “Tirana do të shpallet kampione dhe mendoj kur të rikthehemi nga kjo gjendje do ta tregojmë. Mezi po pres të kthehem dhe të ngre kupën e kampionit.”
STËRVITJA – Tani bëj shumë stërvitje, sepse i kam kushtet në shtëpi, kam palestër, fushë basketbolli, ndërsa sa i përket ushqimit, ndez skarën dhe pjek mish.
MODELJA RUSE – “E kam thjesht shoqe dhe bëmë shaka në Instagram. E kam njohur në Greqi, gjatë pushimeve. Me të kam komunikuar anglisht. A kam të dashur? Jo, jam single”.
SHOKU I NGUSHTË – “Kristal Abazaj, me atë komunikoj më shumë. Kemi një grup ku janë edhe emra të tjerë si Çekiçi e Krymi… Abazajt po ia them drejtpërdrejt: titulli është i Tiranës dhe ai thjesht duhet të presë që të na shohë kur të ngremë kupën.
PARTIANI – “Jam te Tirana, vetëm për ekipin tim mendoj tani. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por qëllimi im është të luaj jashtë” përfundoi Doka./abcnews.al