Merkato e kësaj vere pritet të jetë e zjarrtë. Shumë lëvizje lojtarësh do të ndodhin, edhe pse e githë vëmendja është te fitimi i betejës kundër koronavirusit. Mohamed Sissoko ka provuar të luajë me Juventusin dhe PSG-në gjatë karrierës së tij.
Mesfushori nga Mali u tërhoq këtë janar nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Sissoko ka bërë një prononcim të bujshëm për EuropaCalcio rreth lëvizjeve në merkato, duke u shprehur i sigurt për kalimin e Sadio Mane te Real Madrid.
“Mane do të shkojë te Real Madrid. Zidane dëshiron edhe Pogba, por francezi dëshiron të rikthehet te Juventusi. Salah? Mund të largohet nga Liverpool”, deklaron ish-mesfushori afrikan. /abcnews.al