Një vit më parë ishte një magji e vërtetë.
Mohamed Salah padyshim dha kontributin kryesor që Liverpuli fitoi titullin në Angli, duke barazuar Mançester Junajtidin me nga 20 kampionate, veçse nga maji I kaluar duket se ka kaluar shumë më tepër se një sezon.
Pas problemeve në 2025-2026, e pas përplasjeve me trajnerin Arne Slot, sulmuesi egjiptian njofton se do të largohet nga stadiumi legjendar “Anfild” në fund të të këtij edicioni.
Do të mbyllet një epokë, e do të largohet I fundit I mbijetuar I “treshes së mohikanëve”, të përbërë nga Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
I mbiquajturi “Faraoni”, shkëlqeu me gola, asiste dhe klas ndërsa Liverpuli u kthye në 2020 tek titulli për herë të parë pas 30 viteve, diçka që u përsërit majin e kaluar.
Po ashtu, Salah ndihmoi në fitoren e Championsit ndaj Totenhemit në finalen e vitit 2019, I gjashti në histori dhe I pari që nga triumfi monumental ndaj Milanit në 2005 po në Stamboll.
Me 255 gola, ai është shënuesi I tretë më I mirë në historinë e të kuqve, pas legjendave Jan Rash dhe Roxher Hant.
Po ashtu, I mbiquajturi “Mo” ka 122 asiste, pra 377 kontribute për rrjetë në total, e ndoshta është më I miri në histori në këtë renditje.
Në moshën 33-vjeçare ai do të luajë ndeshjet e lamtumirës, ndërsa tifozët do t’i marrë malli për njërin nga lojtarët më të mirë që ka dalë në fushën e mitikut “Anfild”.


