ANALIZA/ Kurbat, çfarë e detyroi Anglinë dhe SHBA-të të ndryshonin strategjitë ndaj koronavirusit

schedule15:09 - 23 Mars, 2020

schedule 15:09 - 23 Mars, 2020

Nga Tomas Pueyo

Masat e forta të marra ndaj koronavirusit deri më tani duket se do të zgjasin vetëm disa javë, nuk do të këtë një kulm të madh të infeksioneve më pas, dhe e gjitha kjo bëhet për shoqërinë, duke kursyer miliona jetë gjatë rrugës.

Nëse nuk i marrim këto masa, miliona njerëz do të infektohen, shumë do të vdesin, sëbashku me këdo tjetër që kërkon kujdes intensiv, sepse sistemi i kujdesit shëndetësor do të jetë në kaos.

Brenda një jave, vendet në mbarë botën kanë ecur me mendimin se: “Koronavirus nuk është diçka e madhe “, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Megjithatë, shumë vende ende nuk po marin masa të forta.

Pse?

Çdo vend ka bërë të njëjtën pyetje: Si duhet t’i përgjigjemi? Përgjigja që ata nuk kanë ditur t’i përgjigjen.

Disa vende, si Franca, Spanja apo Filipinet, që nga ajo kohë kanë mbyllur çdo gjë. Të tjerë, si SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar, apo Zvicra, janë tërhequr, duke mos ndërmarrë masa për distancimin shoqëror.

1.Cila është situata aktuale?

2.Çfarë opsionesh kemi?

3.Cila është e vetmja gjë që ka rëndësi tani: Koha

4.Cila është një strategji e mirë ndaj koronavirusi?

5.Si duhet të mendojmë për ndikimet ekonomike dhe sociale?

Kur të keni mbaruar së lexuari këtë artikull, këto janë ato që më shumë do të mbani mend:

-Sistemi ynë i kujdesit shëndetësor tashmë është në kaos.

-Vendet kanë dy mundësi: ose ata e luftojnë atë tani, ose do të vuajnë nga një epidemi masive.

-Nëse ata zgjedhin pandeminë, qindra mijëra do të vdesin. Në disa vende, miliona.

-Dhe kjo mund të mos eliminojë edhe valët e mëtejshme të infeksioneve.

-Nëse luftojmë shumë tani, ne do të frenojmë vdekjet.

Ne do të lehtësojmë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor.

Do të përgatitemi më mirë.

Do të mësojmë.

Bota nuk ka mësuar kurrë aq shpejt për asgjë, kurrë.

Dhe kemi nevojë për të, sepse nuk dime pothuajse asgjë për këtë virus.

E gjithë kjo do të çojë botën në një situatë kritike: Kështu që shfrytëzoni kohën!

Nëse zgjedhim të luftojmë fort, lufta do të jetë e papritur, më pas graduale.

Do të jemi të mbyllur brenda për javë, jo me muaj.

Atëherë, do t’ i kthehemi lirisë .

Mund të mos kthehet menjëherë çdo gjë në normale por do të jetë së shpejti.

Dhe ne mund t’i bëjmë të gjitha këto, ndërsa kemi parasysh edhe pjesën tjetër të ekonomisë.

1. Cila është situata?
Javën e kaluar, ishte ky rezultat:

 

 

 

Tabela na tregon raste të koronavirusit në të gjithë botën jashtë Kinës. Ne mund të dallonim vetëm Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut. Kështu që kurba duhej të zmadhohej në këndin e poshtëm të djathtë për të parë vendet në zhvillim.

 

 

Siç ishte parashikuar, numri i rasteve të reja  është rritur  në dhjetra vende.

Spanja, Gjermania, Franca dhe SH.B.A. të gjitha kanë më shumë raste sesa Italia kur urdhëroi mbylljen e gjithe vendit.

16 shtete të tjera kanë më shumë raste sot sesa Hubei kur mbylli gjithë kufijtë : Japonia, Malajzia, Kanada, Portugalia, Australia, Çekia, Brazili dhe Katar kishin më shumë raste  se Hubei por nën 1000 raste. Zvicra, Suedia, Norvegjia, Austria, Belgjika, Hollanda dhe Danimarka kanë mbi 1.000 raste.

A vini re diçka të çuditshme në lidhje me këtë listë të vendeve? Jashtë Kinës dhe Iranit, të cilat kanë pësuar shpërthime masive , ashtu si  Brazili dhe Malajzia, çdo vend në këtë listë është ndër më të pasurit në botë.

A mendoni se ky virus synon vendet e pasura? Apo ka më shumë të ngjarë që vendet e pasura të jenë më të afta të identifikojnë virusin?

Nuk ka gjasa që vendet e varfëra të mos preken. Moti i ngrohtë dhe i lagësht ndoshta ndihmon , por nuk parandalon një shpërthim në vetvete – përndryshe Singapori, Malajzia ose Brazili nuk do të vuanin nga përhapja e virusit.

Hamendësimet më të mundshme janë që koronavirusit ose u desh më shumë kohë për të arritur në këto vende, ose viruisi ka qënë atje, por këto vende nuk kanë qenë në gjendje të investojnë sa duhet për testimin për t’a ditur.

Sido që të jetë, nëse kjo është e vërtetë, do të thotë që shumica e vendeve nuk do t’i shpëtojnë koronavirusit. Është çështje kohe përpara se ata të shohin përhapjen e virusit dhe të marrin masa.

Çfarë masash mund të ndërmarrin vende të ndryshme?

2.Cilat janë opsionet tona?

Masat në Spanjë dhe Francë

Masat e marra nga Spanja:

Të enjten, 3/12, Presidenti hodhi poshtë çdo akuzë se autoritetet spanjolle kishin nënvlerësuar kërcënimin që vinte nga koronavirusi.

Të Premten, ata shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Të Shtunën u morën masat:

1.Njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpia, përveç për arsye kryesore: sende ushqimore, punë, farmaci, spital, bankë ose kompani sigurimesh (raste madhore)

2.Asnjë fëmijë nuk duhet të dali nga shtëpia qoftë për  për të vizituar miq ose familjarë

3.Të gjitha baret dhe restorantet u mbyllën.

4.U mbyllën gjithashtu: kinematë dhe muzetë

5.Dasma nuk mund të ketë mysafirë. Funeralet nuk mund të kenë më shumë se një pjesë të vogël të njerëzve.

6.Transporti publik mbetet i hapur

Të hënën, kufijtë tokësore u mbyllën.

Disa njerëz i shohin këto masa të përkryera, disa të tjerë qajnë nga dëshpërimi.

Afati kohor i masave në Francë është i ngjashëm, përveç atyre që u desh  më shumë kohë për t’i zbatuar ato, dhe tani duket sikur gjërat janë tensionuar pak. Për shembull, qiraja, taksat dhe shërbimet janë pezulluar për bizneset e vogla.

Masat në SH.B.A. dhe Mbretërinë e Bashkuar

SHBA dhe Britania e Madhe, si vende të tilla si Zvicra, kanë zbatuar më vonesë në marrjen e masave.

SHBA:

E Mërkurë 3/11: Ndaluan udhëtimet

E Premte: Shpallet Urgjenca Kombëtare. Nuk ka masa për distancimin shoqëror

E hënë: qeveria e nxit publikun të shmangë restorantet ose baret dhe të mos marrë pjesë në ngjarje me më shumë se 10 persona. Asnjë masë distancimi shoqëror nuk është  zbatuar.

Shumë shtete dhe qytete po marrin iniciativën dhe po zbatojnë masa shumë më të rrepta.

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të njejtën gjë: shumë rekomandime, por shumë pak zbatime

Këto dy grupe vendesh ilustrojnë dy qasjet ekstreme për të luftuar koronavirusin: zbutjen dhe zhdukjen.

Çfarë kuptojmë nga kjo?

Opsioni 1: Mos bëni asgjë

Le të shohim se çfarë të bësh asgjë  do të thotë për një vend si SH.B.A.:

 

 

Nëse ne nuk bëjmë asgjë: Të gjithë do të infektohen, sistemi i kujdesit shëndetësor do të jetë në kaos, numri i vdekshmërisë do të rritet dhe 10 milion  njerëz do të vdesin vdesin (kurba blu).

Nëse 75% e amerikanëve infektohen dhe 4% vdesin, kjo do të thotë  10 milion vdekje, ose rreth 25 herë më shumë se sa numri i vdekjeve të SHBA në Luftën e Dytë Botërore .

Ju mund të pyesni veten: “Kjo tingëllon e tmerrshme dhe janë shifra alarmante”

Pra, çfarë është ngadalësimi? Me të gjithë këta shifra, është normale të jemi në panik.

Por ka vetëm dy gjëra  kanë rëndësi: Cila pjesë e njerëzëve do të infektohet  dhe do të sëmuret, dhe cila pjese e tyre do të vdes?

Nëse vetëm 25% janë të sëmurë (nëse  të tjerët kanë virus, por nuk kanë simptoma, këta nuk llogariten si raste), dhe shkalla e vdekshmërisë është 0.6% në vend të 4%, do të këmi 500 mijë të vdekur në SH.B.A.

Nëse nuk bëjmë asgjë, numri i vdekjeve nga koronavirusi me siguri do të rritet.

Cili është shkaku i vërtetë i vdekjeve nga koronavirusi?

Si duhet t’a llogarisim  nivelin  e vdekshmërisë?

Ky është i njëjti grafik si më parë, por në vend të raportit midis njerëzve të infektuar dhe atyre të vdekur kemi raportin e njerëzve të shtruar në spitale dhe kapacitetin e spitaleve.

 

Ngjyra  blu e lehtë është numri i njerëzve që do të duhet të shkojnë në spital, dhe blu e errët përfaqëson ata që duhet të shkojnë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU). Dhe nga ajo që shohim është se numri i tyre do të arrinte  mbi 3 milion.

Tani krahasojeni atë me numrin e shtretërve të ICU që ka në SH.B.A. (50mijë  sot) Kjo është vija e kuqe.

Të gjithë mbi atë linjë do të ishin në gjendje kritike, por nuk do të kishin mundësi  të hyjnë në kujdesin intensive që u duhet, dhe ka të ngjarë të vdesin.

E njejta gjë vlen edhe për ventilatorët, të cilët janë vetëm 100 mijë.

Kjo është arsyeja pse njerëzit  kanë vdekur në Hubei dhe tani po vdesin  në Itali dhe Iran. Shkalla e vdekshmërisë në Hubei përfundoi më mirë sesa mund të ishte sepse ndërtuan 2 spitale gati brenda natës. Italia dhe Irani nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë.

Atëherë, pse shkalla e fatalitetit është afër 4%?

Nëse 5% e rasteve  kërkojnë kujdes intensiv dhe spitalet nuk mund ta ofronjnë atë, shumica e atyre njerëzve vdesin.

Për më tepër, të dhënat e fundit sugjerojnë që rastet në SHBA janë më të rënda sesa në Kinë .

Uroj që kjo të ishte gjithçka, por nuk mbaron me kaq.

Demi kolateral

Këta numra tregojnë vetëm njerëz që vdesin nga koronavirusi. Por çfarë ndodh nëse i gjithë sistemi juaj i kujdesit shëndetësor nuk përballon dot fluksin e pacientëve me koronavirus? Të tjerët do të vdesin nga sëmundjet e ndryshme që mund të kenë.

Çfarë ndodh nëse keni probleme me zemrën, por ambulanca kërkon 50 minuta për të ardhur në vend të 8 (shumë raste të koronavirusit) dhe pasi të keni arritur, shihni se nuk ka asnjë mjek të disponueshëm? Ti vdes.

Ka 4 milion shtrime në spitale në SHBA çdo vit, dhe 500 mijë  (13%) prej tyre vdesin. Pa shtretërit e kujdesit shëndetësor kjo përqindje ka të ngjarë të shkojë shumë më afër 80%. Edhe nëse vetëm 50% vdiqën.

Nëse kjo pandemi zgjat nga 500 mijë  vdekje në vit  do të arrihet në 2 milion.

Nëse koronavirusi përhapet, sistemi i kujdesit shëndetësor në SHBA do të shembet, dhe vdekjet do të jenë në miliona, ndoshta më shumë se 10 milion.

E njejta gjë vlen edhe për shumicën e vendeve. Numri i shtretërve dhe ventilatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor zakonisht janë të ngjashme me SH.B.A. ose më e ulët në shumicën e vendeve. Koronavirus i pamposhtur do të thotë kolaps i sistemit të kujdesit shëndetësor, dhe kjo do të thotë vdekje masive.

Tani, shpresojmë që është mjaft e qartë se si duhet të veprojmë. Dy opsionet që kemi janë zbutja  dhe mposhtja.

Opsioni 2: Strategjia e zbutjes

Zbutja ecën në këtë mënyrë : ” Është e pamundur për të parandaluar koronavirusin tani, kështu që le ta bëjmë atë të ecë në rrugën e tij, ndërsa përpiqemi të zvogëlojmë kulmin e infeksioneve. Le ta rrafshojmë pak kurbën për ta bërë atë më të menaxhueshme për sistemin e kujdesit shëndetësor. ”

 

Ky grafik tregon një punim shumë të rëndësishëm të botuar gjatë fundjavës nga Imperial College London. Me sa duket, kjo ishte ajo çfarë  shtyu qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA të ndryshojnë metodat.

Është një grafik shumë i ngjashëm si ai i mëparshmi. Jo e njëjta gjë, por konceptualisht e barabartë. Këtu, situata “Mos të bëni asgje” është kurba e zezë.

Secila nga kurbat  e tjera tregon atë që do të ndodhte nëse ne zbatojmë masa më të ashpra për distancimin shoqëror.

E kaltra tregon masat më të vështira për distancimin shoqëror: izolimi i të infektuarve, karantinimi i njerëzve që mund të infektohen dhe izolimi i të moshuarve. Kjo kurbë blu është gjerësisht strategjia aktuale  në Mbretërinë e Bashkuar për koronavirusin .

Kurba  e kuqe është kapaciteti i kujdesit shëndetësor , këtë herë në Mbretërinë e Bashkuar.

E gjithë ajo zonë e kurbës në krye të  kurbës së kuqe tregon pacientët me koronavirus të cilët kryesisht do të vdesin për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.

Jo vetëm kaq, por duke rrafshuar kurbën, kujdesi shëndetsor  do të jetë në kaos për muaj të tërë, duke rritur dëmin e kolateralit.”

Këto sigurisht nuk janë fakte pozitive por ne nuk kemi mbaruar ende. Sepse një nga supozimet kryesore të kësaj strategjie është ajo që quhet “Imuniteti tufës”.

Imuniteti i tufës dhe mutacioni i viruseve

Ideja është kjo:  të gjithë personat që infektohen dhe shërohen më pas, do të jenë imunë ndaj virusit. Kjo është në thelb të kësaj strategjie: “Shumë do të vdesin por pjesa që do ia dali do të jetë imun ndaj virusit dhe kështu virusi do të zhduket.

Kështu që më mirë është të zbatojmë imunitetin e tufës dhe se sa virusi të zgjasi dhe pas një kohe të përhapet përsëri.

Përveç kësaj ka edhe diçka tjetër : virusi nuk ndryshon shumë. Nëse nuk ndryshon shumë, atëherë shumë njerëz marrin imunitet, dhe në një moment pandemia vdes

Sa ka mundësi që ky virus të pësojë mutacion?

Nga të dhënat deri tani, shohim se ky virus ka pësuar mutacion.

 

Ky grafik paraqet mutacione të ndryshme të virusit. Ju mund të shihni se disa lloje fillestare filluan në vjollcë në Kinë dhe pastaj u përhapën. Sa herë që shihni një degëzim në grafikun e majtë, ky është një mutacion që çon në një variant pak më të ndryshëm të virusit.

Kjo nuk duhet të jetë befasuese: viruset me bazë ARN si koronavirusi ose gripi kanë tendencë të pësojnë mutacion  rreth 100 herë më shpejt sesa ato të bazuara në ADN .

Dhe ne këtë gjë e kemi parë nga përhapja e shpejtë dhe numri i madh i të infektuarve.

Kjo është arsyeja pse sëmureni nga gripi çdo vit.

E thënë në një mënyrë tjetër: strategjia e reduktimit ose zbutjes mund të çojë në miliona të vdekur në vend  SH.B.A. ose MB kjo nisur nga fakti që ky virus ka aftësinë të pësojë mutacion.

Pra, pasi të kemi një rezultat me disa miliona vdekje, ne mund të jemi gati për disa miliona më shumë – çdo vit . Ky virus  mund të jetë i përsëritur si gripi, por shumë herë më vdekjeprurës.

Pra, nëse strategjia të mos bëjmë asgjë dhe zbutja nuk do të funksionojë, cili është alternative tjetër ? Quhet zhdukja.

Opsioni 3: Strategjia e zhdukjes

Strategjia e Zbutjes nuk përpiqet të frenojë pandeminë thjesht ta rrafshoj pak kurbën. Ndërkohë, Strategjia e zhdukjes përpiqet të zbatojë masa të rënda për të marrë shpejt kontrollin e pandemisë. Në mënyrë të veçantë:

Praktiko distancimin shoqëror. Merre çdo gjë nën kontroll.

Pastaj, hiqni dorë nga masat, në mënyrë që njerëzit të kthehen gradualisht në jetën e tyre dhe ekonomia mund të rifillojë.

Si duket?

 

Sipas një strategjie zhdukjeje, pasi të kalojë vala e parë, numri i të vdekurve do të jetë  në mijëra, dhe jo në miliona.

Pse? Sepse jo vetëm që ne e shkurtojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Ne gjithashtu ulim nivelin e vdekshmërisë pasi sistemi i kujdesit shëndetësor nuk është mposhtur plotësisht. Këtu, kam përdorur një normë fataliteti prej 0.9%, rreth asaj që ne po shohim sot në Korenë e Jugut, e cila ka qenë më e efektshmja në ndjekjen e Strategjisë së zhdukjes.

Të gjithë duhet të ndjekim këtë strategji

Atëherë, pse disa qeveri hezitojnë?

Ata kanë frikë nga tre gjëra:

Ky bllokim i parë do të zgjasë me muaj, gjë që duket e papranueshme për shumë njerëz.

Një bllokim muajsh do të shkatërronte ekonominë.

Madje, nuk do ta zgjidhnin problemin, sepse thjesht do të shtyjmë pandeminë: më vonë, pasi të largojnë masat për distancimin shoqëror, njerëzit do të infektohen me miliona dhe do të vdesin.

Ja se si modeli i ekipeve të Kolegjit Imperial tregoi me sukses një model:

Linjat e gjelbërta dhe të verdha janë skenarë të ndryshëm të zhdukjes. Ju mund të shihni që nuk duket mirë: Ne ende kemi maja të mëdha, kështu që pse të shqetësohemi?

 

Do të kemi përgjigjet e këtyre pyetjve në një moment tjetër sepse ka diçka më të rëndësishme më parë.

Duke parë dy opsionet e zbutjes dhe zhdukjes, krah për krah, nuk duken sikur do të funksionojnë së bashku. Ose shumë njerëz do të vdesin së shpejti dhe nuk do e dëmtojmë ekonominë sot, ose do dëmtohet ekonomia sot, vetëm për të shtyrë vdekjet.

Kjo bie ndesh me vlerën e kohës.

3.Vlera e kohës

Çdo ditë, çdo orë që prisnim të merrnim masa, ky kërcënim vazhdonte të përhapej. Ne pamë se si një ditë e vetme mund të zvogëlonte totalin e rasteve me 40% dhe numrin e vdekjeve edhe më shumë.

Por koha është edhe më e vlefshme se kaq.

Ne jemi gati të shohim valën më të madhe të presionit ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të parë ndonjëherë në histori. Por ne jemi plotësisht të papërgatitur, përballë një armiku që nuk e njohim. Ky nuk është një pozicion i mirë për luftë.

Po sikur të ishe gati të përballeshe me armikun tënd më të keq, për të cilin dinit shumë pak, dhe do të kishe dy mundësi: Ose vrapon drejt tij, ose shpëton duke marrë pak kohë për t’u përgatitur. Cilën do të zgjidhje?

Kjo është ajo që duhet të bëjmë sot. Bota është zgjuar. Çdo ditë që ne ngadalësojmë përhapjen e koronavirusit, mund të përgatitemi më mirë.

Ulja e numrit të rasteve

Me zhdukjen efektive, numri i rasteve do të binte brenda natës, siç pamë në Hubei javën e kaluar.

 

Deri më sot, ka 0 raste të reja të përditshme të koronavirusit në të gjithë rajonin me 60 milion banorë  të Hubei.

Me më pak raste, shkalla e vdekshmërisë fillon të bie gjithashtu. Dhe dëmi i kolateralit gjithashtu zvogëlohet: dhe më pak njerëz do të vdisnin nga shkaqe që nuk lidhen me koronavirusin sepse sistemi i kujdesit shëndetësor thjesht është mbingarkuar.

Strategjia e zhdukjes:

Më pak raste totale të koronavirus

Ndihmë e menjëhershme për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që e drejtojnë atë

Ulje në shkallën e fatalitetit

Reduktimi i dëmtimit të kolateralit

Punonjësit e kujdesit shëndetësor të infektuar, të izoluar dhe të karantinuar do të  përmirësoheshin dhe do të  ktheheshin në punë. Në Itali, punonjësit e kujdesit shëndetësor përfaqësojnë 8% të të gjithë të infektuarve.

Kuptoni problemin e vërtetë: Testim dhe gjurmim

Tani për tani, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A nuk kanë asnjë ide për rastet e tyre të vërteta. Ne nuk e dimë sa ka. Ne thjesht e dimë se numri zyrtar nuk është i vërteti, dhe e vërteta është se ka  dhjetëra mijëra raste. Kjo ndodh sepse ne nuk po testojmë, dhe nuk po gjurmojmë.

Nëse do të testonim ne do të dinim shtrirjen e vërtetë të rasteve, ku duhet të jemi më agresivë, dhe cilat komunitete janë më  të sigurta .

Metodat e reja të testimit mund të shpejtojnë testimin dhe ulin ndjeshëm kostot.

Ne gjithashtu mund të krijonim një operacion gjurmimi si ato që ata kanë në Kinë ose vendet e tjera të Azisë Lindore, ku ata mund të identifikojnë të gjithë njerëzit e  sëmurë dhe mund t’i vendosnim ata në karantinë.

Kjo do të na ndihmotë gjithashtu në realizimin e masave  sociale të distancimit: nëse e dimë se ku është virusi, ne mund të synojmë vetëm këto vende. Kjo tregom se si vendet e Azisë Lindore kanë qenë në gjendje ta kontrollojnë këtë shpërthim pa zbatuar  distancë shoqërore që është gjithnjë e më thelbësore në vendet e tjera.

Masat nga ky seksion (testimi dhe gjurmimi) frenuan rritjen e koronavirusit në Korenë e Jugut dhe vunë nën kontroll pandeminë pa një imponim të fortë të masave distancuese sociale.

Krijoni kapacitet

SHBA (dhe me sa duket Britania e Madhe) do të shkojnë në luftë pa forca të blinduara.

Kemi maska ​​për vetëm dy javë , disa pajisje mbrojtëse personale (“PPE”), jo ventilatorë të mjaftueshëm, shtretër jo të mjaftueshëm ICU, jo ECMO të mjaftueshme (makina për oksigjenimin e gjakut) … Kjo është arsyeja pse shkalla e vdekshmërisë do të ishte aq e lartë me një strategji zbutje .

Do të kemi më shumë kohë për të blerë pajisje që do të na  duhen për një valë të ardhshme

Ne mund të prodhojmë shumë shpejt maska, PPE, ventilatorë , ECMOs dhe çdo pajisje tjetër kritike për të ulur shkallën e fatalitetit.

E thënë në një mënyrë tjetër: nuk na duhen vite por na duhen javë.

Le të bëjmë gjithçka që mundemi .Vendet janë izoluar . Njerëzit janë duke shpikur, siç është përdorimi i shtypjes 3D për pjesët e ventilatorit . Ne mund ta bëjmë atë. Thjesht na duhet më shumë kohë. A do të prisnit disa javë  para se të përballeni me një armik të vdekshëm?

Ky nuk është i vetmi kapacitet që na nevojitet. Ne do të kemi nevojë për punonjës të shëndetit sa më shpejt të jetë e mundur. Ku do t’i marrim? Ne kemi nevojë për të trajnuar njerëzit për të ndihmuar infermierët, dhe ne duhet të nxjerrim punëtorët mjekësorë nga pensioni. Shumë vende tashmë kanë filluar, por kjo kërkon kohë. Ne mund ta bëjmë këtë brenda disa javësh, por jo nëse gjithçka shkatërrohet.

Përhapje e ulët e virusit

Populli është i frikësuar. Koronavirusi është i ri. Ka kaq shumë që nuk dimë ende rreth tij dhe si të veprojmë.

Njerëzit nuk kanë mësuar ende që  nuk duhet të takojnë më njeri-tjetrin. Ata ende përqafohen. Ata nuk hapin dyert me bërrylin e tyre. Ata nuk i lajnë duart pasi prekin një çelës derë. Ata nuk dezinfektojnë tryezat para se të ulen.

Pasi të kemi maska ​​të mjaftueshme, mund t’i përdorim ato edhe jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor. Tani për tani, është më mirë t’i ruajmë ato për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Por nëse nuk do të ishin në sasi  të pakta, njerëzit do duhej  t’i përdorinin ato në jetën e tyre të përditshme, duke ulur mundësinë për tu infektuar nga njerëz që janë të sëmurë.

Të gjitha këto janë mënyra mjaft të lehta për të ulur shkallën e transmetimit. Sa më pak që përhapet ky virus, aq më pak masa do të na duhen në të ardhmen për ta mbajtur nën kontroll atë. Por na duhet kohë për t’i edukuar njerëzit për të gjitha këto masa dhe t’i pajisim ato.

Kuptoni natyrën e virusit

Ne dimë shumë pak rreth virusit. Çdo javë ne mësojmë gjëra të reja.

 

Bota përfundimisht është e bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Studiuesit në të gjithë globin janë bashkuar  për të kuptuar më mirë këtë virus.

Si përhapet virusi?

Si mund të ngadalësohet përhapja?

Çfarë janë transmetuesit asimptomatikë?

A janë ato ngjitëse? Sa shumë?

Cilat janë trajtimet më të mira?

Sa kohë mbijeton?

Në cilat sipërfaqe?

Si ndikojnë masat e ndryshme të distancimit shoqëror në shkallën e transmetimit?

Cila është kostoja e tyre?

Cilat janë gjurmimet më të mira?

Sa të besueshëm janë testet tona?

Përgjigjet për këto pyetje do të ndihmojnë që studimi të jetë sa më i kuptueshëm  dhe i qartë  ndërsa minimizohet dëmi kolateral ekonomik dhe social.

Gjeni trajtime ndaj virusit

Jo vetëm kaq, por po sikur të gjenim një trajtim në javët e ardhshme?

Tani për tani,  ka disa trajtime, të tilla si Favipiravir , Chloroquine , ose Chloroquine të kombinuar me Azithromycin . Po sikur në dy muaj të zbulonim një trajtim për koronavirusin? Sa të pazotë dhe budallenj do të dukeshim pas një strategjie zbutjeje do të kishim miliona vdekje.

Kuptoni kosto-përfitimet

Të gjithë faktorët e mësipërm mund të na ndihmojnë të shpëtojmë miliona jetë. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme. Fatkeqësisht, politikanët nuk mund të mendojnë vetëm për jetën e të infektuarve. Ata duhet të mendojnë për të gjithë popullsinë, dhe se masat e rënda distancuese sociale kanë ndikim tek të tjerët.

Tani për tani nuk kemi ide se si masa të ndryshme distancuese sociale zvogëlojnë transmetimin. Ne gjithashtu nuk kemi të dhëna se cilat janë kostot e tyre ekonomike dhe sociale.

A nuk është pak e vështirë të vendosni se cilat masa na duhen për një afat të gjatë nëse nuk dimë koston apo përfitimin e tyre?

Disa javë do të na jepnin kohë të mjaftueshme për të filluar studimin e tyre, për t’i kuptuar ato, për t’i dhënë përparësi dhe për të vendosur se cilat do t’i ndjekin.

Më pak raste, më shumë do të kuptojmë  rreth problemit, rreth virusit, koston e marrjes së masave të ndryshme, edukimin e popullit … Këto janë disa masa thelbësore për të luftuar virusin, dhe na duhen vetëm disa javë për të zhvilluar shumë prej tyre.

4.Masat e ashpra kundrejt masave të zbutura

Tani ne e dimë që Strategjia e Zbutjes është ndoshta një zgjedhje e tmerrshme, dhe se Strategjia e shtypjes ka një avantazh masiv afatshkurtër.

Por njerëzit kanë shqetësime të drejta për këtë strategji:

  • Sa kohë do të zgjasë në të vërtetë?
  • Sa e kushtueshme do të jetë?
  • A do të ketë një kulm të dytë aq të madh, sikur të mos bëjmë asgjë?

Këtu do të shohim se si do të duket një strategji e vërtetë e shtypjes. Ne mund ta quajmë : Masat e ashpra kundrejt masave të zbutura.

Masat e ashpra

Së pari, veprojnë shpejt dhe në mënyrë agresive. Për të gjitha arsyet që përmendëm më lart, duke pasur parasysh vlerën e kohës, ne duam ta shuajmë këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Një nga pyetjet më të rëndësishme është: Sa do të zgjasë kjo?

Frika që kanë të gjithë është se ne do të jemi të mbyllur brenda shtëpive tona për muaj me radhë, me katastrofën ekonomike dhe problemet psikologjike që mund të kemi.

Kjo ide për fat të keq u botua edhe në gazetën e famshme të Kolegjit Imperial:

 

 

E mbani mend këtë tabelë? Ngjyra  blu  që shkon nga fundi i marsit deri në fund të gushtit është periudha që rekomandohet si Hammer(masa të ashpra), shtypja fillestare që përfshin distancim e rëndë social.

Nëse jeni politikan dhe e shihni që një mundësi është të lini qindra mijëra ose miliona njerëz të vdesin me një strategji lehtësuese dhe tjetra është të ndaloni ekonominë për pesë muaj para se të kaloni nëpër të njëjtën kulm të  rasteve dhe vdekjeve, këto nuk tingëllojnë si mundësi bindëse.

Por kjo nuk ka nevojë të jetë e tillë. Ky metodë, politika e drejtimit sot, është kritikuar brutalisht për të metat thelbësore: Ata injorojnë gjurmimin e kontaktit (në thelb të politikave në Korenë e Jugut, Kinë ose Singapor ndër të tjera) ose kufizimet e udhëtimit (kritike në Kinë), injorojnë ndikimin e turmave të mëdha.

Koha e nevojshme për masat e rrepta është javë, jo muaj.

 

Ky grafik tregon rastet e reja në të gjithë rajonin Hubei (60 milion njerëz) çdo ditë që nga 1/23. Brenda 2 javësh, populli po fillonte të kthehej në punë. Brenda 5 javëve ishte plotësisht nën kontroll. Dhe brenda 7 javësh,çdo gjë u duk sikur mbaroj. Le të kujtojmë se ky ishte rajoni më i sulmuar në Kinë nga virusi.

Masat që ndërmorën ishin mjaft të ngjashme me ato të marra në Itali, Spanjë apo Francë: izolimet, karantinat, njerëzit duhej të qëndronin në shtëpi përveç nëse kishte një urgjencë ose duhej të blinin ushqim, gjurmim kontakti, testime, më shumë shtretër spitalore…

Detajet kanë rëndësi, megjithatë.

Masat e Kinës ishin më të forta. Për shembull, njerëzit ishin të kufizuar që një person për çdo familje mund të largohej  çdo tre ditë për të blerë ushqime.

Ka të ngjarë që kjo ashpërsi e ndaloi epideminë më shpejt.

Në Itali, Francë dhe Spanjë, masat nuk ishin aq drastike, dhe zbatimi i tyre nuk është aq i ashpër. Njerëzit ende ecin nëpër rrugë, shumë pa maska. Kjo ka të ngjarë të rezultojë në një përhapje më të madhe: më shumë kohë për të kontrolluar plotësisht pandeminë.

Disa njerëz e interpretojnë këtë si ” Shtetet demokratike kurrë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë këtë gjë”. Dhe kjo është gabim.

 

 

Për disa javë, Koreja e Jugut pati epideminë më të keqe jashtë Kinës. Tani, është kryesisht nën kontroll. Dhe ata e bënë atë pa i kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Ata e arritën atë kryesisht me masa shumë agresive, gjurmime të kontaktit dhe karantina dhe izolime të zbatuara.

Tabela e mëposhtme tregon më mirë se çfarë masash kanë ndjekur vendet e ndryshme, dhe se si kanë ndikuar tek ato:

 

Kjo tregon sesi vendet që ishin përgatitur, me një autoritet më të fortë epidemiologjik, edukim mbi higjienën dhe distancimin shoqëror, dhe zbulimin dhe izolimin e hershëm, nuk kanë marrë masa më të rënda më pas.

Në të kundërt, vendet si Italia, Spanja apo Franca  iu desh të zbatonin masat e ashpra në fund .

Mungesa e masave në SH.B.A. dhe në Mbretërinë e Bashkuar është në kontrast të ashpër, veçanërisht në SH.B.A. Këto vende ende nuk po bëjnë atë që i lejoi Singaporit, Korenë e Jugut ose Tajvanit të kontrollojnë virusin, megjithë përhapjet e tyre rriten në mënyrë eksponenciale. Por është çështje kohe. Ose ata kanë një epidemi masive, ose e kanë kuptuar vonë gabimin e tyre, dhe duhet të marin masa më të ashpra.Nuk ka shpëtim nga kjo.

Nëse një shpërthim si ai i Koresë së Jugut mund të kontrollohet brenda disa javësh dhe pa distancim shoqëror të detyruar, vendet perëndimore, të cilat tashmë po aplikojnë masa të ashpra, me masa të rrepta distancimi social, mund të kontrollojnë patjetër shpërthimin brenda disa javësh. Është çështje disipline, zbatimi dhe sesa popullsia i përmbahet rregullave.

Pasi masat e ashpra janë zbatuar, përhapja do të kontrollohet, atëherë fillon faza e dytë: masat e zbutura

Masat e zbutura

Nëse arrini të ndaloni  koronavirusin do të jeni në gjendje shumë më të mirë për ta adresuar atë. Tani vjen përpjekja afatgjatë për ta mbajtur këtë virus të përmbajtur derisa të ketë një vaksinë.

 

Ky është ndoshta gabimi i vetëm më i madh, më i rëndësishëm që njerëzit bëjnë kur mendojnë për këtë fazë: ata mendojnë se kjo do t’i mbajë ata në shtëpi me muaj. Ky nuk është aspak rasti. Në fakt, ka të ngjarë që jeta jonë të kthehet në normalitet.

Masat e zbutura  që rezultuan të sukseshme

Vendet si  Koreja e Jugut, Singapori, Tajvani dhe Japonia kanë pasur raste për një kohë të gjatë, në rastin e Koresë së Jugut mijëra prej tyre, dhe akoma nuk janë mbyllur në shtëpi?

Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, thotë se ai  mendon se testimi i hershëm ka qenë çelësi i ulët i Koresë së Jugut.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut shpjegoi se si arriti ta bëntë këtë gjë në vendin e saj. Ishte goxha e thjeshtë: testim efikas, gjurmim efikas, ndalime udhëtimi, izolim efikas dhe karantinim efikas.

Të njejtën taktikë ndoqi edhe Singapori:

Por, nëse të gjitha këto masa nuk janë të mjaftueshme?

Periudha mujore midis masave të ashpra dhe një vaksine ose trajtimi efektiv të masave të zbutura  nuk do të jetë një periudhë gjatë së cilës masat do të jenë gjithmonë të njejta.

Disa rajone do të shohin përsëri shpërthime, të tjerët nuk do të kenë për periudha të gjata kohore. Në varësi të mënyrës se si zhvillohen rastet, do të na duhet të forcojmë masat e distancimit shoqëror ose mos t’i zbatojmë  ato.

Si funksionon kjo?

E gjitha kthehet rreth R( është shkalla e transmetimit). R në një vend standard, të papërgatitur, është diku midis 2 dhe 3: Gjatë disa javëve që dikush është i infektuar, ata infektojnë mesatarisht midis 2 dhe 3 personave të tjerë.

Nëse R është mbi 1, infeksionet rriten në mënyrë eksponenciale në një epidemi. Nëse është nën 1, ata vdesin.

Gjatë Hammerit(masave të ashpra), qëllimi është që R të jetë sa më afër zeros, sa më shpejtë që të jetë e mundur, të shuhet epidemia. Në Wuhan, llogaritet që R fillimisht ishte 3.9, dhe pas mbylljes dhe karantinës , ajo zbriti në 0.32.

Por, pasi të zhvendoseni tek masat e zbutura, nuk keni nevojë ta bëni atë më. Thjesht ju duhet që R të qëndrojë nën 1: shumë nga masat distancuese sociale kanë kosto  të vështira për njerëzit. Ata mund të humbasin punën e tyre, biznesin e tyre.

Mund të mbeteni nën R = 1 me disa masa të thjeshta.

 

Ky është një përafrim se si lloje të ndryshme të pacientëve reagojnë ndaj virusit, si dhe infektimin tyre. Askush nuk e di formën e vërtetë të kësaj kurbë, por ne kemi mbledhur të dhëna nga gazeta të ndryshme për të treguar  se si duket.

Çdo ditë pasi preken nga virusi, njerëzit kanë disa mënyra  ngjitëse të infektimit.

Besohet se ekzistojnë disa mënyra ngjitëse që tashmë ndodhin gjatë fazës “pa simptoma”. Pas kësaj, ndërsa simptomat rriten, zakonisht njerëzit shkojnë te mjeku, diagnostikohen dhe përhapja e tyre ngadalësohet.

Për shembull, ju keni viruisn por pa simptoma, kështu që vazhdoni të  silleni normalisht. Kur flisni me njerëz, përhapni virusin. Kur prekni hundën tuaj dhe më pas çelësin e dyerve , njerëzit që do të hapin derën më pas dhe prekin hundën do të infektohen.

Sa më shumë që virusi  rritet brenda jush, aq më infektues jeni. Pastaj, pasi të filloni të keni simptoma, mund të ndaloni të punoni, të qëndroni në shtrat, të përdorni maskën ose të filloni të shkoni te mjeku. Sa më të mëdha të jenë simptomat, aq më shumë duhet të distancoheni nga të tjerët , duke zvogëluar përhapjen e virusit.

Pasi të jeni shtruar në spital, nuk prireni të përhapni virusin aq sa mund të ndodhë kur jeni të izoluar.

Kjo është ajo ku ju mund të shihni ndikimin masiv të politikave si ato të Singaporit ose të Koresë së Jugut:

Nëse njerëzit testohen në masë, ato mund të identifikohen edhe përpara se të shfaqin simptoma. Në karantinë, ata nuk mund të përhapin virusin.

Nëse njerëzit janë të trajnuar për të identifikuar simptomat e tyre më herët, ata zvogëlojnë numrin e të infektuarve, dhe kështu përhapjen tek njerëz  të tjerë.

Nëse njerëzit izolohen menjëherë pasi të kenë simptoma,  përhapja nga virusi zhduket.

Nëse njerëzit janë të edukuar për distancën personale, përdorimin e maskave, larjen e duarve ose hapësirat e dezinfektimit, ata përhapin më pak virus gjatë gjithë kësaj periudhë.

Vetëm kur të gjitha këto dështojnë, na duhen masa më të rënda për distancimin shoqëror.

Nëse me të gjitha këto masa jemi akoma më lart se R(shkalla e transmetimit) = 1, duhet të zvogëlojmë numrin mesatar të njerëzve që takon secili person.

Ekzistojnë disa mënyra shumë të lehta për ta bërë këtë, si ndalimi i ngjarjeve me më shumë se një numër të caktuar njerëzish (p.sh. 50, 500), ose duke u kërkuar njerëzve të punojnë nga shtëpia kur munden.

Të tjera janë shumë, shumë më të shtrenjta ekonomikisht, shoqërore dhe etike, siç janë mbyllja e shkollave dhe universiteteve, duke u kërkuar të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose mbylljen e bizneseve.

 

Ky grafik është hartuar dikur sepse nuk ekziston sot. Askush nuk ka bërë hulumtime të mjaftueshme në lidhje me këtë ose ka bashkuar të gjitha këto masa në një mënyrë që mund t’i krahasojë ato.

Është për të ardhur keq, sepse është grafiku i vetëm më i rëndësishëm për të cilin politikanët do të duhet të marrin vendime. Ajo ilustron atë që po kalon vërtet në mendjet e tyre.

Gjatë periudhës së masave të ashpra politikanët dëshirojnë të ulin R sa më shumë që të jetë e mundur, përmes masave që mbeten të përballueshme për popullatën. Në Hubei, ata shkuan deri në 0,32.

Por, gjatë periudhës së masave të zbutura, qëndruan nën 1  për një afat të gjatë. Kjo parandalon një shpërthim të ri, ndërsa eliminon edhe masat më drastike.

Çfarë do të thotë kjo është se, pavarësisht nëse udhëheqësit e kuptojnë apo jo, ajo që duhet të bëjnë është:

1.Shënimi i të gjitha masave që po marrin për të zvogëluar R

2.Të kuptojnë përfitimin që marrin nga zbatimi i tyre : zvogëlimi i R

3. Të Kuptojni : koston ekonomike, sociale dhe etike.

4.Të listojnë inciativat  bazuar në përfitimin e tyre nga kostoja

5.Të zgjedhin ato që japin uljen më të madhe të R deri në 1, për koston më të ulët.

 

Fillimisht, ata do të jenë pak skeptikë për këto rezultate.

Ajo që duhet të bëjnë është të zyrtarizojnë procesin: Kuptoni që kjo është një lojë me numra, në të cilën duhet të mësojmë sa më shpejtë, ku jemi në R, ndikimin e çdo mase në uljen e R, dhe kostot e tyre sociale dhe ekonomike.

Vetëm atëherë ata do të jenë në gjendje të marrin një vendim racional se çfarë masash duhet të ndërmarrin.

Përfundim: Shfrytëzoni kohën

Koronavirusi është ende përhapur pothuajse kudo. 152 vende janë prekur.

Disa vende, veçanërisht ato që nuk janë goditur rëndë nga koronavirusi, mund të pyesin veten: A do të më ndodhë kjo? Përgjigja është: Ndoshta ,por thjesht nuk e keni vënë re.

Kur virusi të përhapet më tej , sistemi juaj i kujdesit shëndetësor do të jetë në gjendje edhe më të keqe sesa në vendet e pasura ku sistemet e kujdesit shëndetësor janë të forta.Prandaj , duhet të ndërmerrni veprime tani.

Për vendet ku koronavirusi  është përhapur opsionet janë të qarta.

Nga njëra anë, vendet mund të shkojnë në rrugën e zbutjes: të krijojnë një epidemi masive, të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor, të çojnë në vdekjen e miliona njerëzve dhe të përhapin mutacione të reja të këtij virusi në natyrë.

Nga ana tjetër, vendet mund  përdorin  metodën tjetër. Ata mund të mbyllin për disa javë çdo gjë për të marrë kohën për të krijuar një plan veprimi të qartë dhe të kontrollojnë këtë virus derisa të kemi një vaksinë.

Qeveritë në të gjithë botën sot, përfshirë disa të tilla si SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar ose Zvicra kanë zgjedhur deri tani rrugën e zbutjes.

Kjo do të thotë se ata po heqin dorë pa luftuar. Ata i shohin vendet e tjera që e kanë luftuar me sukses këtë, por thonë: ” Ne nuk mund ta bëjmë ! ”

Po sikur Churchill të kishte thënë të njëjtën gjë? “ Nazistët tashmë janë kudo në Evropë. Ne nuk mund t’i luftojmë ata. Le të heqim dorë. “Kjo është ajo që po bëjnë shumë qeveri nëpër botë sot. Ata nuk po mundohen ta  luftojnë  virusin.

Fatkeqësisht, miliona jetë ende janë në rrezik dhe udhëheqësit  duhet ta kuptojnë këtë për të shmangur një katastrofë. Momenti për të vepruar është tani./Medium. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!