Kreativiteti nuk mungon në këto ditë izolimi në shtëpi. Marcos Llorente ishte heroi i Atletico Madrid në kualifikimin në Champions League përballë Liverpool. 25-vjeçari shënoi dy herë në Anfield dhe i dhuroi kalimin në çerekfinale skuadrës “colchoneros”.
Llorente dhe Hakimi i Dortmund janë të parët që kanë nisur një lojë të re në rrjetet sociale. Rrengu është për një nga anëtarët e familjes. Gjithçka nis me seriozitet dhe mbaron me të qeshura pafund.
Të njëjtën gjë ka realizuar edhe Alexandros Kouros, mbrojtësi i majtë i Teutës. Për më shumë shihni videot e mëposhtme. /abcnews.al