Në sezonin 2017-18, Ndriçim Shtubina ishte pjesë e Laçit, së bashku me dyshen Bruno Lulaj dhe Ansi Nika. Sot, asnjë nga këta tre futbollistë nuk aktivizohen për kurbinasit, por Shtubina ka menduar t’i bëjë bashkë me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Futbollisti i Vllaznisë ka publikuar një video të Ansi Nikës dhe Bruno Lulajt, duke kërcyer në pishinë. E për t’i dhënë edhe më shumë nuanca humori një kërcimi që vetë të shkrin së qeshuri, ka shkruar: “Dita e 11-të”, dhe disa emoji duke qeshur. Një video fantastike!./abcnews.al