Shuhet Noemi, vajza 10 vjeçare e aksidentit në Velipojë

schedule14:13 - 21 Shkurt, 2018

schedule 14:13 - 21 Shkurt, 2018

Rritet në 4 numri i viktimave të aksidentit tragjik të së dielës në rrugën Shkodër- Velipojë. Sot është shuar në spital edhe vajza e madhe e familjes Preka, e cila u godit shumë rëndë nga ky aksident.

Noemi Preka  e humbi  betejën, nuk mundi të jetojë.

As për nënën e saj që kërkon fëmijët vazhdimisht në spital.

Dhe as për ata që luteshin.

Prej pasdites së dielë vajza dhjetë vjeçe ishte në koma.

Tre pjestarë të tjerë të familjes së saj u përcollën për në banesën e fundit të martën.

Bashkë humbën jetën në aksidentin tragjik në Velipojë.

Noemi Preka është fëmija i tretë i familjes që ndërron jetë.

Babai, Edmondi që drejtonte makinën humbi jetën në vend, pasi përplasja me një mjet tjetër tip fuoristradë rezultoi fatale.

Por atë natë në spital ndërruan jetë edhe djali tetë muajsh dhe vajza 5-vjeçe.

Në spital ndodhet e plagosur nëna, Evisa Preka 36-vjeçe.

Ajo është përmendur  dhe mjekët thone se është jashtë rrezikut për jetën, por jo në dijeni për tragjedinë.

Të plagosur nga aksidenti i së dielës ishin edhe dy personat që ndodheshin në fuoristradë, por jashtë rrezikut.

Sapo lajmi u përhap,  Famullitari i Velipojës Dom Marjan Gega shkroi në FB:

“Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qendrojë me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikëllume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand!

Pushofsh ne Paqe Noemi!”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!