Ne të gjithë vendin duket se nuk ka më jetë. Prej më shumë se 24 orë banorët kanë izoluar. Pak guximtarë janë parë në rrugë.
Në rrugë dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve që dikur eliminoheshin nga zhurmat e njerëzve dhe boriet e makinave.
Në Berat duket se në qendrën e qytetit nuk ka asnjë lëvizje ndërsa nëpër lagje ku policia kalon më radhë ka patur disa banorë që kanë dalë por kur kanë parë kamerat kanë nxituar të hyjnë në shtëpi.
Edhe Vlora është blinduar nga policia dhe përgjatë ditës nuk është shënuar asnjë incident nga ndonjë person i pabindur. Cicërimat e zogjve dëgjohen qartë dhe në qytetin bregdetar.
Pamjet tregojnë qartë që rrugët e Elbasanit janë bosh.
Një qytet kaq i bukur sa Saranda nuk shijohet pa turiste por izolimi i ka penguar ata të lëvizin. Ndërsa këtij stoli i mungojnë të moshuarit./abcnews.al