Kryeministri Rama postoi të llogarinë e tij në Facebook një video ku tregonte se “çfarë i kishte gjetur spanjollët që nuk zbatonin rregullat e vendosura për të menaxhuar krizën e krijuar nga koronavirusi.
Bashkë me videon që thuhej të ishte bërë në Spanjë dhe tregonte trazira mes qytetarëve dhe atoritevete të pajisur me shkopë gome, Rama shkruante se po e postonte videon që ta shihnin të gjithë ata që do shkonin të bënin pazare “nga e hëna e deri në fund të luftës.”
Gjithsesi, rezultoi se videoja nuk ishte bërë në Spanjë por në Algjeri. Më pas kryeministri, me anë të një tjetër reagimi në Facebook, kërkoi falje për videon duke thënë se ia kishte dërguar një miku i tij nga Italia.
Ndër të tjera në postim sqarohej se miku nga Italia “pa diskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!
Gafa e kryeministrit nuk i ka shpëtuar as programit italian “Le Iene”, të cilët shkruanin në uebsajtin e tyre se që me shikim të parë, mund të “përjashtohet kategorikisht se videoja është e lidhur me masat shtrënguese në Spanjë.
Videoja, sqaron Le Iene, në fakt është publikuar më 7 mars në Twitter nga @AlgeriaRevolt bashkë me një tekst shoqërues që sqaron se është bërë në Algjeri.
Bashkë me videon në postimin në Twitter thuhet:
Policia rreh protestuesit paqësorë dhe kalimtarët në Algjeri sot.”
“Gjithashtu në 7 Mars, siç raportohet nga Al Arabyia, policia algjeriane arrestoi rreth dhjetë protestues gjatë një demonstrate antiqeveritare. Gjatë operacionit, policia dyshohet se shpërndau afro 300 demonstrues duke marshuar në kryeqytet.”



