Oriana Sabatini dhe Paolo Dybala konfirmuan sot se janë prekur nga virusi famëkeq, Koronavirus, por për fat të mirë, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bukuroshja 23 vjeçare dhe ylli i Juventusit janë të izoluar në shtëpinë e tyre.
Shpeshherë, dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi romanca e tyre, duket perfekte. Futbollisti 26 vjeçar dhe këngëtarja Sabatini kanë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe kjo gjë, duket në daljet e tyre në publik, si dhe nuk mund t’i shpëtojnë paparacëve.
Në çdo moment së bashku, Sabatini dhe Dybala shihen të qeshur dhe të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Çift perfekt, që për fat të keq, duhet të kalojnë dhe një tjetër sprovë./abcnews.al