Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka publikuar një foto, duke pritur radhën në supermarket.
Bushati shprehet se shoqëria shqiptare po tregon shpirtin bashkëpunues në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit. Sipas tij qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më tepër seriozitetin me të cilin e kanë marrë virusin.
“Sot nga radha për në supermarket! Ne si shoqëri po e tregojmë shpirtin bashkëpunues. Qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më tepër seriozitetin me të cilin e kanë marrë virusin duke treguar kujdes e respekt për rregullat e vendosura për përballimin e luftës me armikun e padukshëm!’, shkruan ish-ministri.
/abcnews.al