Duhet përdorur Ibuprofen për të trajtuar koronavirusin? Ekspertët japin sqarimet

schedule07:32 - 20 Mars, 2020

schedule 07:32 - 20 Mars, 2020

Teksa koronavirusi është kthyer në një rrezik serioz për botën, ditët e fundit shtë komentuar shumë nëse duhet të përdoret apo jo për mjekim Ibuprofen.

Madje disa shtete e kanë ndaluar rreptësisht përdorimin e tij për të trajtuar të prekurit me Covid-19. Duke folur për BBC, ekspertët mjekësorë thanë se Ibuprofen nuk rekomandohet për menaxhimin e simptomave të koronavirusit.

NHS thotë se, ndërsa “aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë që ibuprofen mund ta ndikojë keq për koronavirusin (Covid-19), derisa të kemi më shumë informacion merrni paracetamol për të trajtuar simptomat e koronavirusit, përveç rasteve nëse mjeku juaj ju ka thënë që paracetamol nuk është i përshtatshëm për ju “. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!