Polemika të shumta në Rusi pas një mesazhi në kuadër të fushatës për pjesëmarrjet në zgjedhjet presidenciale të marsit në vend. Mesazhi është i qartë: Nëse nuk voton do të duhet të mbash një homoseksual në shtëpi për një javë.
Në Rusi po përdoren metoda të cuditshme për të luftuar pjesëmarrjen e ulët në votime. Në qendër të polemikave ka përfunduar fushata për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, ku votuesit vendosen përballë një videoje e cila është etiketuar si homophobe dhe raciste.
Në filmim duket protagonist i cili shkon të flejë para mesnatës së 18 marsit, duke thënë se nuk ka ndërmend të votojë. Dhe në këtë moment ai rekrutohet nga ushtarë me ngjyrë, djali i tij është një pioner komunist dhe në kuzhinë ndodhet dhe një homoseksual, të cilin sipas ligjit ai duhet ta mbajë një javë në shtëpi. Kuadro paraqet atë që do të ndodhë nëse dikush vendos të mos votojë. Dhe në fakt aktori i këtij filmimi, mëngjeisn e 18 marsit është ndër të parët që voton.
Një mesazh që ka shkaktuar polemika, i realizuar nga autorë ende të panjohur dhe i publikuar në You Tube prezanton karaktere homophobe dhe raciste. Komuniteti LGBT dhe medit ndërkombëtare janë ndër të parët që kanë raguar. Ndërsa protagonist i videos është një aktor i njohur rus Sergei Borunov, 41 vjeçar nga Moska, që ka recituar sidomos në Komedi./abcnews.al