Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Mësohet se LDK sot ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjen këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Lidhjes Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.
Gjithashtu mësohet se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk e ka nënshkruar mocionin, ndërsa dy deputetë të tjerë të LDK nuk kanë shkuar fare në mbledhje.
“Kuvendi duhet të krijojë mundësinë e formimit të një qeverie stabile, me kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imediate me të cilat po ballafaqohet vendi, si në pozicionin e politikës së jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuara brenda vendit”, shkruhet në dokument.



