Alarmi i UNICEF: Çdo vit 2.6 milionë foshnja vdesin në muajin e parë

schedule11:41 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:41 - 20 Shkurt, 2018

UNICEF ka dhënë alarmin në një raport të fundit lidhur me vdekshmërinë foshnjore. Sipas tij, çdo vit në të gjithë botën 2.6 të sapolindur ndërrojnë në muajin e parë.

Çdo vit, 2.6 milionë të sapolindur në gjithë botë nuk i mbijetojnë muajit të parë të jetës, rreth 7 mijë të sapolindur humbin jetën çdo ditë. Një milionë prej tyre vdesin të njëjtën ditë në të cilën lindin. Sipas raportit të ri të UNICEF, të quajtur “Çdo fëmijë është jetë”, shkalla e vdekshmërisë foshnjore në botë mbetet alarmante, veçanërisht në vendet më të varfëra të botës.

Fëmijët e lindur në Japoni, Islandë dhe në Singapor kanë probabilitetin e mbijetesës më të lartë, ndërsa të sapolindurit në Pakistan, Republikën e Afrikës Qëndrore dhe Afganistan kanë më pak shanse për të jetuar. Sipas raportit, në vendet me të ardhura të ulëta në mbarë botën, norma mesatare e vdekshmërisë foshnjore është 27 vdekje për 1,000 lindje. Ndërsa në shtete me të ardhura të larta 3 në 1000.

Raporti gjithashtu vë në dukje se 8 nga 10 vendet më të rrezikshme për të lindur janë në Afrikën Sub-Sahariane, ku gratë shtatzëna kanë shumë më pak gjasa të marrin ndihmë gjatë lindjes për shkak të varfërisë, konfliktit dhe institucioneve të dobëta. Nëse secili vend do të sjellë normën e vdekshmërisë foshnjore në mesataren e shteteve me të ardhura të larta deri në vitin 2030, 16 milionë jetë mund të shpëtonin.

Ndërkohë, drejtoresha e përgjithshme e UNICEF, Henrietta Fore thotë se në 25 vitet e fundit është bërë e mundur përgjysmimi i vdekjeve tek fëmijet poshtë 5 vjeç. Megjithatë nënvizon se një rezultat i tillë nuk është arritur tek të sapolindurit./abcnews.al