“Jeta në Zvicër është paralizuar”, mjekja shqiptare: Respektimi i rregullave është maksimal

schedule13:21 - 19 Mars, 2020

schedule 13:21 - 19 Mars, 2020

Koronavirusi ka goditur edhe Zvicrën, ku janë konfirmuar mijëra të prekur dhe disa viktima. Për të folur për këtë situatë ishte në një lidhje telefonike për Abc News, mjekja shqiptare në Zvicër, Shqipe Gorani.

Mjekja u shpreh se jeta në Zvicër është paralizuar, ndërsa aktualisht janë shënuar 35 viktima. Gorani theksoi se nuk ka informacion për shqiptarë të prekur.

Pjesë nga intevista:

Shqipe Gorani: Deri me tani kemi 35 raste fatale me vdekje, 2 në 24 orët e fundit. Jeta në Zvicër është e paralizuar.

Juli Xhokaxhi: Sa teste janë kryer deri më tani?

Shqipe Gorani: Nga zyra e Shëndetit Publik, nuk ka informacione të tilla sa teste janë bërë.

Juli Xhokaxhi: Meqenëse në Zvicër ka shumë shqiptarë si të Shqipërisë edhe të Kosovës, çfarë kontaktesh keni si është gjendja e tyre?

Shqipe Gorani: Tu them të drejtën, ne mjekët kemi kontakte të rregullta. Aktualisht nuk kemi ndonjë aktivitet, por në rast nevoje ne jemi gjithmonë afër me bashkëkombasit tanë.

Juli Xhokaxhi: Zvicerianët vetë si natyrë  janë shumë të rregullt dhe strikt, megjithatë një lloj izolimi i tillë natyrisht ndikon shumë tek njerëzit. Këtu në Shqipëri ka filluar stresi se nuk është e thjeshtë të rrishë mbyllur. Në Zvicër sa kërkesa për ndihmë ka në këtë drejtim?

Shqipe Gorani: Çfarë shohim rrugëve të Zvicrës shihet se respektimi është maksimal. Transporti publik është i reduktuar. Shumë pak njerëz ka në rrugë. Aktivitetet online kanë filluar të organizohen që fëmijët të mbetetn në shtëpi dhe që të bëhet një organizim të mësimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!