Fierakët ngelin në rrugë pas orarit zyrtar, policët ju kërkojnë të shkojnë në shtëpi

schedule13:17 - 19 Mars, 2020

schedule 13:17 - 19 Mars, 2020

Banorët e Fierit kanë shkelur orarin zyrtar të izolimit. Pas orës 10 edhe pse ata nxitojnë për në banesa thonë se nuk kanë përfunduar dot në kohë aktivitetin e përditshëm.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC News se policia ju ka kërkuar të shkojnë në shtëpi.

Ndërkohë banorët shpehen të kënaqur në lidhje me masat e marra pasisipas tyre është në të mirë të të gjithëve.

“E di që mbaroi orari pr dola për një problem, jam shumë i kënaqur me këto vendime që janë marrë në interes të piopullit. Deri sa të arrij në shtëpi më duhet të gjej patjetër një noter pasi doja me i dërguar një letër kryeministrit. Kam një ankesë dhe dua tja dërgoj patjetër, por nuk po di se ku të mbështetem”, tha një qytetar.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se masat janë korrekte pasi është një situatë që nuk dihet se nga vjen virusi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!