Policia arrestoi gjatë ditës së sotme vëllezërit Klement dhe Eldi Ccala të akuzuar për super grabitjen në Rinas duke marrë 4.6 milion euro ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se vëllezërit janë arrestuar në një shtëpi në Golem, të cilën ata e kishin marrë me qira.
Abcnews.al mëson se gjatë operacionit janë sekuestruar 100 000 euro, të cilat besohet se janë pjesë e parave të grabitura në Rinas.
Policia ka gjetur 3 pistoleta, ndërsa paratë u janë gjetur të fshehura në makinë dhe në shtëpinë. Ndërkohë, makinën e mbanin në garazhin e banesës, ku jetonin prej disa muajsh me qira.
Në këtë operacion janë përfshirë 300 forca policie, përfshi Forcat Speciale RENEA.
Grabitja
Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.
Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga kosovarin Ragip Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.
Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti.
Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot përreth afër 1 viti teksa në kërkim vijon të jetë Talo Çela bashkëpunëtor i tyre. /abcnews.al