4 raste të reja me koronavirus në Tiranë, zbulohet vatra e re e infeksionit

schedule11:33 - 18 Mars, 2020

schedule 11:33 - 18 Mars, 2020

Mjekja e ISHP-së Eugena Tomini njoftoi sot për katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 59, ndërsa numri i viktimave është rritur në dy, bashkë me 66 vjeçarin që ndërroi jetë sot tek Infektivi.

Vlen për t’u theksuar fakti se katër rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar të gjitha në kryeqytet. ISHP bën me dije se tre raste nga këto kanë lidhje me rastet e mëparshme, ndërsa një rast është i pavarur duke shënuar kështu një vatër të re infeksioni në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një grua 66 vjeçare, e cila po merr trajtim intensiv tek Infektivi në QSUT.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!