Koronavirusi po shtrihet kudo dhe sot është regjistruar basketbollisti i radhës pozitiv. Ai është Kevin Durant, një emër i njohur për tifozët e këtij sporti. Testet kanë rezultuar fatale për 31-vjeçari amerikan.
Lojtari u largua nga Golden State Warriors 30 qershorin e kaluar dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën me Brooklyn Nets. Durant është shpallur kampion i NBA në vitet 2017 dhe 2018, teksa ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike me kombëtaren e SHBA.
Breaking: Kevin Durant has tested positive for the coronavirus, per @ShamsCharania pic.twitter.com/lbxikIvAkq
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 17, 2020