Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Leonard, “bomba” në NBA/ Dy herë kampioni do të kthehet në Kanada, te Toronto

schedule11:36 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:36 - 15 Shtator, 2026

Nuk është aspak i ri, por në NBA duket se ka ardhur koha e pleqve. Me një Lebron Xhejms që luan edhe 41 vjeç, Kauai Leonard ngjan sikur sapo të ketë arritur pjekurinë në moshën 35-vjeçare.

Ky veteran I shkëlqyer, dy herë kampion i basketbollit amerikan, është lajmi I fillimit të vjeshtës përtej Atlantikut, pasi u lajmërua se ai do të luajë sezonin e ri me Toronton.

Është një rikthim në qytetin kanadez, ku fitoi edhe titullin kampion në 2019, duke qenë gjithashtu lojtari më I mirë I serisë finale të plej ofit.



Siç raportojnë mediat amerikane, ky transferim nga Los Anxhelosi në Perëndim, tek Raptorsat në Lindje, ndryshon balancën dhe shanset për trofeun e madh.

Toronto kthehet menjëherë në pretendente. Leonard, në fund të fundit, e di sesi fitohen titujt.

Përveç atij të fituar në 2019 në Kanada, ai ia doli në 2014, kur ishte ende 23 vjeç, në radhët e një skuadre me emër të madh si San Antonio Spërs.

Ishte ende ekipi i shquar i Tim Dankënit, Manu Xhinobilit e Toni Parkerit, dhe I trajnerit legjendar Greg Popoviç.

Edhe në 2014, Leonard u shpall lojtari më I mirë I serisë finale ndaj Majemit.

Pavarësisht se sot është 35 vjeç, basketbollisti tepër I talentuar mbetet një forcë e vërtetë në NBA.

Sezonin e kaluar, për Los Anxhelos Klipersat pati mesataren 27.9 pikë dhe 6.4 topa në tabela për ndeshje, padyshim ndër më të mirët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!