Golat nga ligat amatore në të gjithë kontinentin, janë me të vërtetë të pakrahasueshëm dhe shpeshherë, na shkrijnë së qeshuri. Gjithmonë kur këto gola filmohen dhe publikohen në rrjetet sociale, bëhen virale, duke marrë miliona shikime.
Kështu ka ndodhur dhe me golin që është publikuar nga faqja e The Sun në Twitter. Një mbrojtës shënon në portën e tij, duke mos e larguar dot topin siç duhet nga zona. Përveç kësaj, mënyra e ekzekutimit është e shkëlqyer, që në rast se do të ishte sulmues, do të konsiderohej si supergol. Mbrojtësit e tjerë nuk i besojnë syve dhe vendosin duart në kokë, ndërsa lojtari i pafat, mbetet i shtrirë në tokë i dëshpëruar. 22 sekonda fantastike…/abcnews.al
He’s lobbed the goalie beautifully…shame it was into his own net ?
?@YourInstReplay pic.twitter.com/iF8BNiVk39
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) March 17, 2020