Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi kryedmeokratit Lulzim Basha për planin ekonomik që ka propozuar ky i fundit.
“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”, shkruan Rama në twitter.
Basha ka propozuar 8 pika, të cilat sipas tij janë për tu ardhur ne ndihmë familjeve dhe bizneseve në këto ditë ku është izoluar i gjithë vendi.
Në masat e propozuara nga PD, shihet se kërkesa kryesore është pezullimi dhe fshirja e pagesave nga bizneset e vogla dhe nga qytetarët e prekur nga situata e koronavirusit. /abcnews.al