Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit” Etion Parruca, psikoterapeut ka dhënë këshilla të rëndësishme se si mund të kalohet pa stres periudha e karantinimit.
Parruca theksoi mes të tjerash se kjo është një situatë që krijon një traumë kolektive dhe efektet do të ndihen në javët në vijim. Sipas psikoterapeutit më e rëndësishdme është që të gjendet një balancë e kohës dhe energjisë.
“Ajo që rekomandohet është që të dëgjojmë veten tonë. Për të reduktuar për të ulur kohën dhe energjinë. Më e rëndësishdme është që të gjendet një balancë e kohës dhe energjisë. Bëhet fjalë për katër dimensione në jetën tonë, një dimension është trupi dhe shendeti. Një tjetër është arritja, i treti ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi me të tjetër. Është edhe një dimension i katërt që ka të bëjë me botën tonë të brendshme shpirtërore. Është shumë e rëndësishme që ne ta planifikojmë ditën, të bëjnë një plan. Të mos ia lejnë gjërat spontanitetit. Duhet një balancë mes këtyre dimensioneve. Kur shpenzojmë shumë kohë dhe energji në një element të caktuar kjo do të çojë boshllëk në dimensionet e tjera të jetës. Në fushën e trupit duhet patjetër q ëtë hapesht shumë shëndetëshëm. Duhen zgjedhur ushqime që krijojnë një balancë hormonale në organizëm. Është shumë e rëndësishme që trupi të ushqehete me minerale dhe vitamima, duhet të rrihet larg sheqernave sepse këto bëjnë efektin e kundërt. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Ushtrimet në shtëpi si ato për frymëmarrjen, joga. Gjumi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm. Kush ka oborr duhet që të ekzpozohet në diell, 15-20 minuta’, u shpreh ai. /abcnews.al