Në Kafaraj të Fierit banorët e disa fshatrave kanë protestuar për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Në autostradën Levan – Vlorë sipas tyre ura është ngushtuar, kurse shumë toka dhe sera me të mbjella kanë shkuar dëm.
Banorët thonë se ka dëme të mëdha tek drurët frutorë dhe në sera me luleshtrydhe, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.
Të gjithë fermerët që janë marrë me kultivimin e luleshtrydhes, sipas protestuesve, kanë falimentuar./abcnews.al