Tirana prej disa ditësh është në karantinë për shkat të situatës nga koronavirusi që deri më tani ka prekur 42 persona në vendin tonë. Izolimi është shtrirë në çdo mjedis dhe institucin, duke bërë që dhe qendrat Shëndetsore ta zbatojnë një rregull të tillë duke pakësuar rutinën e vizitave ditore.
Gazetari Maksi Rama raporton për ABC News thekson se në në hyrjen kryesore nuk ka një njoftim zyrtar ku hyrja dhe dalje mund të bëhet dhe nga dy tre pacientë njëkohësisht në katet ku zhvillohen vizitat është një situatë që zbatohet distanca ndërkohë që ai bën me dije ndër të tjera se pacientët, të cilët nuk janë paraqitur me maska mbrojtëse janë pajisur nga personeli mjeksor me një të tillë.
Gjithashtu personeli mjeksor herë pas here i këshillon se brenda institucionit duhet që të paraqiten me maska dhe me doreza.
Sherbimet mjeksore gjatë këtyre ditëve duket se janë kufizuar dhe pranë qendrës mjeksore janë vetëm persona të moshës së tretë të cilët e kanë pasur të nevojshme që të paraqiten për të marrë dhe shërbimet e nevojshme dhe më pas kanë shkuar në shtëpi.
Ndërkohë në lidhje me pacientët që dyshohen për COVID19 personeli mjeksor i qendrës shëndetsore është shprehur se nuk kanë pasur raste të tilla./abcnews.al