Është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 92 vjeçar, i cili u paraqit në spital nga zona e Ptolemaisit.
Mësohet se në spital janë edhe dy të afërm të 92 vjeçarit që ndërroi jetë.
Viktima e parë është një 66 vjeçar nga zona e Amaliada, i cili ndërroi jetë në spitalin Universitar të Rios.