Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesazhi i Tom Hanks dhe Rita Wilson: ” Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin”

schedule08:50 - 14 Mars, 2020

schedule 08:50 - 14 Mars, 2020

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, postuan në Instagram një përditësim të gjendjes së tyre shëndetësore pasi u diagnostikuan me Covid-19. Aktori 63-vjeçar dhe gruaja e tij janë mirë.

 

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë duam t’i falenderojmë të gjithë ata që po kujdesen për ne këtu në Australi,” shkruan Hanks. “Kemi Covid-19 dhe jemi izoluar që të mos ua ngjisim të tjerëve.”



Të mërkurën, Hanks njoftoi se ishte diagnostikuar duke qartësuar se ai dhe Rita “u testuan, vëzhguan dhe izoluan.”

Përditësimi i ri vijon: “Për disa, sëmundja mund të ketë pasoja serioze. Ne po e marrim hap pas hapi. Po ndjekim këshillat e ekspertëve dhe po kujdesemi për veten për ta kaluar.”

Aktori falenderoi fansat për “lutjet, dashurinë dhe mbështetjen.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!