Oliver Giroud mbetet një objektiv i Lazios për sezonin e ardhshëm, por Igli Tare ka edhe një tjetër preferencë për sulmin. Drejtori sportiv i bardhekaltërve është gati të nisë një ofensivë për Caleb Ekuban, ish-sulmuesin e Partizanit.
Italo-ganezi është pjesë e Trabzonspor, skuadrës që kryeson kampionatin turk. 25-vjeçari është rritur shumë prej kohës që ishte pjesë e “Demave të Kuq” dhe këtë sezon numëron 8 gola të shënuar.
Corriere dello Sport raporton se biondi vlonjat duhet të fitojë garën me Rangers. Edhe skocezët e pëlqejnë shumë Ekuban, të cilin e konsiderojnë si zëvendësuesin perfekt të Morelos. Në ishull konfirmojnë interesimin e Lazios, teksa kartoni i Ekuban kushton rreth 8 milion euro. /abcnews.al