Ambasada gjermane bllokon dhënien e vizave për shkak të koronavirusit

schedule14:03 - 13 Mars, 2020

schedule 14:03 - 13 Mars, 2020

Ambasada gjermane ka njoftuar mbylljen e sportelit të dhënies së vizave deri më datë 20 mars për shkak të situatës me koronavirusin.

Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ambasada njofton se do t’i njoftojë përmes një e-maili personat që kishin datat e caktuara në këtë periudhë.

“Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim”, shkruan ambasada gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!