Në ballë, hundë e faqe, infermieret që ndodhen në vijën e parë kundër koronavirusit në Korenë e Jugut, kanë te vendosura fasha e leukoplastë.
Plagët në fytyrë u janë shkaktuar nga kostumet mbrojtëse që i veshin përpara se të marrin turnin e të kujdesen për orë të tëra për pacientët me Covid-19.
Fashat dhe leukoplastët u lehtësojnë disi dhimbjen e shkaktuar nga plagët në fytyrë.
Skuadra me infermierë dhe vullnetarë punojnë me orare të gjata në spital, një nga më të mëdhejntë në Daegu, dhe tashmë leokoplastët janë kthyer si përfaqësues të vetë-sakrifikimit të tyre për të shpëtuar jetë.
Infermieria Kim Eun-hee u shpreh:
“Po përpiqem shumë fort.”
Infermieret janë përshëndetur gjithashtu me një poster ku shkruhet: Ju jeni heronjtë e vërtetë për mua. Do u jem gjithmonë mirënjohës. Deri më tani, në Korenë e Jugut janë sëmurur nga koronavirusi 7,979 persona ndërsa jetë kanë ndërruar 71 persona.