Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër drejtuesve të Premier League, me vendimet e këtyre të fundit sa i takon situatës kaotike me Koronavirus.
Edhe pse shumica e kampionateve të tjera europiane i kanë ndërprerë ndeshjet, Premier League njoftoi mbrëmë se gjithçka do të vijojë sipas kalendarit, ndërsa pak minuta më vonë, Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, doli pozitiv me Koronavirus.
Premier League bëri një tjetër njoftim, duke thënë se sot do të ketë një mbledhje urgjente. Kjo gjë ka acaruar jo pak Gary Neville, i cili shkroi në rrjetet e tij sociale: “Duhej që një trajner i një klubi të rezultojë pozitiv me Koronavirus që ata të vepronin. Sjellje e turpshme nga Premier League”, shkroi Neville./abcnews.al
It needed a PL manager to contract the virus for them to act! Embarrassing leadership from the @premierleague
— Gary Neville (@GNev2) March 12, 2020